Shkarkimi i Voltana Ademit/ PD: Synohet tërheqja nga padia në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet lokale
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të diskutuar në 23 qershor zgjedhjet vendore të vitit 2019 kanë shtuar tensionet politike. Për PD ky është qëllimi I shkarkimit të Voltana Ademit nga kryetare e shoqatës së Bashkive. Jorida Tabaku ne deklaratën e dhënë nga selia blu shprehet se vendimi nuk ka efekt ligjor.
"Ka dërguara në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimeve të paligjshme të dy viteve më parë, duke vënë në rrezik një tjetër pushtet të Ramës. Vendimi i mercenarëve të Ramës për të ashtuquajturin shkarkim të Voltana Ademit si drejtuese e shoqatës nuk ka asnjë bazë ligjore. Është një vendim partiak, por pa pasoja ligjore."
Votimi sipas saj tregon sjelljen e kryeministrit Edi Rama kundër demokracisë.
Tabaku shprehet se anëtarët që votuan për shkarkimin janë pjesë të një shoqate tjetër, ndaj e konsideron një proces të paprecedent.
Shkarkimi i Metës, Rama voton dhe largohet nga Parlamenti
9 Qershor, 14:52
"Janë deklaruar si anëtarë në shoqatën e krijuara nga Edi Rama në vitin 2009 dhe që sot drejtohet nga Erjon Veliaj. Ata mund të mblidhen të shkarkojnë nga kryetar të shoqatës së tyre, vetëm, Erion Veliaj."
Ndërkaq gjykata kushtetuese ka nisur këtë të mërkurë dhe diskutimin për ankesën e Myslim Murrizit I cili kërkon lista të hapura të kandidatëve për deputetë.
"Listë 100% e mbyllur. Ishte vrastar dhe ul interesin e individëve ambiciozë."

