Gazetarët u lanë jashtë Kuvendit/ Organizata e “Safe Journalist”: Në rrezik liria e medias
Organizata Safe Journalist, ka reaguar për vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për të ndaluar gazetarët që të futen brenda Kuvendit dhe të raportojnë drejtpërdrejtë nga ky institucion.
Në një njoftiim, kjo organizatë kërkon kërkojnë nga Kuvendi shfuqizimin e këtij vendimi, pasi rrezikon lirinë e medias në vend.
Sipas tyre, Parlamenti duhet të forcojë transparencën, teksa shton se pjesëmarrja e mediave gjatë seancave plenare është e rëndësishme.
“Rrjeti Safe Journalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, qëndron në solidaritet me kolegët shqiptarë dhe shpreh shqetësimin për një sjellje të tillë nga zyrtarët legjislativë që mund të rrezikojnë lirinë e medias.Ne kërkojmë nga Parlamenti shqiptar të tërheqë këtë vendim dhe t’i përmbahet procesit të konsultimit, pasi rregullore të tilla kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në raportimin e pavarur të medias, lirinë e shprehjes dhe transparencën dhe duhet të miratohen vetëm pasi të jetë kryer konsultimi i duhur me aktorët e interesuar në media, shoqëria civile dhe sektorët e lidhur me to.
Në fund, duke marrë parasysh që raporte të ndryshme të pavarura shprehin shqetësime në lidhje me gjendjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike përfshirë Parlamentin, ky vendim ka shumë të ngjarë të ndikojë edhe më tej në nivelin e transparencës së Parlamentit. Prandaj, është thelbësore që Parlamenti të forcojë transparencën dhe pjesëmarrjen e palëve të interesuara dhe mënyra se si ata menaxhojnë marrëdhëniet me mediat është gjithashtu e rëndësishme këtu.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”, shkruhet në reagimin e tyre.
Ndërkohë pak më parë, gazetarët kanë protestuar para Parlametit anulimin e këtij vendimi nga Byroja e Kuvendit.

