Shkarkimi i Metës, Rama zgjedh kravatën me Simpson që vrapon me barkun lakuriq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 14:42
Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur të veshë kravatën Homer Simpson që vrapon lakuriq, në ditën e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Rama shquhet për veshjet e çuditshme. Sidomos në momente kritike, siç është dita sot.
Nuk e dimë nëse kryeministri ka dashur të përcjellë mesazh për mes kravatës, apo thjesht ka qenë zgjedhja e ditës. Mbetet për tu parë.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Raporti është miratuar me 104 vota pro, ndërsa 7 deputetët kanë votuar vota ishin kundër miratimit të raportit të Komisionit.
Pas votimit ka rezultuar se dy fleta votimi kanë dalë abstenim dhe një fletë ka rezultuar e pavlefshme.
Tani vijon votimi i fshehtë për shkarkimin e Presidentit.
