Manëz, 25 familje ende në konteinerë: Shpresojmë të futemi në shtëpi në dhjetor


25 familje në Manëz vijojnë të jetojnë në kontenier ndërsa shpresat i kanë që muajin dhjetor të hyjnë në shtëpitë e reja. Gazetarja  e Ora News ishte në këtë zonë ku bisedoi me banorët për vështirësitë që hasin aty.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit të 2019, 25 familje në Manëz vijojnë të jetojnë në konteiner.

Premtimet se një ditë do të hynin në shtëpitë e reja kanë qenë të shumta.

Prej afro 1 viti e gjysmë këto familje, një pjesë dhe me fëmijë të vegjël, kanë jetuar verën e nxehtë dhe dimrin e acartë në konteniere.

Shpresat për të hyrë në shtëpitë e reja i kanë për në dhjetor e deri atëherë do të duhet të jetojnë në kushte të vështira.