28-vjeçarja heroinë shpëton motrënbinjake duke luftuar me grushta krokodilin

Kur një krokodil kapi motrën e saj, kishte vetëm një mundësi për Georgia Laurie, ajo e grushtoi atë në fytyrë.

Binjakët 28-vjeçare po notonin në Meksikë kur Melissa u tërhoq nën ujë nga zvarraniku.

Motrat, nga Berkshire, ishin në një lagunë afër Puerto Escondido, të dielën, kur ndodhi sulmi.

Të dy motrat, të cilat jetojnë në Berkshire, tani janë në spital në Meksikë  dhe Melissa aktualisht është në një gjendje kome, për shkak të shqetësimeve të infeksionit nga dëmtimet ajo pësoi.

"Georgia e gjeti të motrën pandenja dhe nisi ta tërhiqte në një vend të sigurtë të barkës por krokodili u kthye dhe vajza vendosi të luftonte me të" , thotë 33-vjeçarja Hana nga shtëpia e saj në Alton, Hampshire.

Hana thotë se Melissa u hodh si një "kukull lecke" nga krokodili.

"Për fat të mirë, motra e saj binjake ishte atje për ta goditur vazhdimisht, pasi krokodili u kthye tre herë për të rimarrë vajzën ndërsa e motra luftoi për ta shpëtuar"