Video/ Pamje apokaliptike, hapet gropa dhe “përpin” disa makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2021, 17:24
Pamje apokaliptike, shihen në një video të publikuar në mediat e huaja.
Siç shihet një gropë gjigante është hapur vetvetiu në parkingun e një spitali në Jerusalem.
Ndërkohë BBC shkruan brenda gropës ranë tre makina, që ishin të parkuara. Nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mediat e huaja thanë se kjo gropë u hap pasi ishte duke u ndërtuar një tunel në autostradë, aty pranë.