Presidenti i Francës Macron qëllohet me shuplakë nga një qytetar, shikoni Videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2021, 15:13
Presidenti francez Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë nga një qytetar gjatë një vizite zyrtare.
Në videon që qarkullon në mediet sociale, Macron shihet duke ecur, ndërsa një burrë e qëllon atë me shuplakë. Menjëherë kanë ndërhyrë truproja e Macron.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite zyrtare në qytetin Drome.
Emmanuel Macron giflé par un homme dans la Drôme pic.twitter.com/VnpZ5ELvl5
— BFMTV (@BFMTV) June 8, 2021
Deri tani janë arrestuar dy persona për këtë incident.