Të paveshur e të uritur, në ‘shtëpinë e tmerreve’/ Autoritetet shpëtojnë 7 fëmijët e braktisur

Oficerët arritën të shpëtojnë shtatë fëmijë të mbyllur brenda një apartamenti në Macapá, Brazil.
Sipas mediave të huaja, fëmijët të cilët ishin ishin ë uritur, të paveshur e të dehidratuar, ishin lënë nga dy nëna, ndërkohë që për to kujdesej një vajzë në moshën 13-vjeçare.

Mediat braziliane quanin vendin e gjetjes së fëmijëve “shtëpia e horroreve”, pasi oficerët thanë se të vegjëlit ishin gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, të lënë nën kujdesin e një vajze 13 vjeçare që ishte motra e vogël e nënave.
Fëmijët ishin me grip, tregonin shenja anemie dhe kishin plagë në trupin e tyre.
Shërbimet e mbrojtjes së të miturve thanë se një prej djemve ishte me autizëm, dhe tashmë të gjitha ata po merrnin trajtim mjekësor.

Adoleshentja që ishte lënë me fëmijët, ishte instruktuar që të gënjente për moshën e saj dhe nëse dikush pyeste të thoshte se ishte 17 vjeçe.
Sakaq, 13-vjecarja informoi autoritetet se nënat e fëmijëve ishin dy motrat e saj më të mëdha, njëra nënë e tre fëmijëve dhe tjetra e katër të tjerëve.