Pfizer njofton fillimin e testimit të vaksinës tek fëmijët nën 12 vjeç

Kompania Pfizer, ka njoftuar ditën e sotme se do të fillojë një studim për të testuar vaksinën e saj COVID-19-s tek fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Kompania tha se në studim do të përfshihen 4,500 fëmijë që do të regjistrohen në më shumë se 90 klinika që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, Finlandë, Poloni dhe Spanjë.

Ndërkohë mësohet se Kompania ka përzgjedhur dhe sasinë që do të përmbajnë dozat që do të përdoren tek këto grupmosha.

Kompania tha se ka zgjedhur një dozë prej 10 miligramësh që do ta testojë tek fëmijë nga 5 deri në 11 vjeç dhe 3 miligramë për fëmijët në grupmoshën nga 6 muaj deri në pesë vjeç.

Vaksina e kompanisë Pfizer është autorizuar për përdorim tek fëmijët e moshës 12 vjeç e lart në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.