Gjermania kthen pas 60 mijë kanoçe birre nga Afganistani pas largimit të ushtarë
Gjermania ka njoftuar se do të kthejë pas më shumë se 22,500 litra birrë nga Afganistani, ndërsa forcat e NATO-s përgatiten të tërhiqen nga atje.
Der Spiegel së pari raportoi të Premten se trupat gjermane kishin një tepricë të madhe alkooli në bazat e tyre në këtë vend.
Ushtarëve gjermanë normalisht u lejohen dy kanoçe birrë në ditë, ose një masë ekuivalente e ndonjë alkooli tjetër.
Ndërsa më shumë se 60,000 kanoçe birrë dhe qindra shishe verë dhe shampanjë janë në kampin Marmal pranë Mazar-i-Sharif në veri të Afganistanit.
Forcat lokale nuk ishin në gjendje të shesin alkoolin për shkak të dallimeve fetare dhe kulturore në Afganistan.
Zëdhënësi Christina Routsi njoftoi të hënën se kontraktori tani do t'i kthejë këta përsëri në Gjermani përpara se të largohen trupat e fundit gjermane.
Gjermania ka më shumë se 1,100 trupa akoma në Afganistan. Rreth 59 ushtarë të saj kanë vdekur në vend që nga fillimi i konfliktit.
Në Prill, Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi se të gjitha forcat do të tërhiqeshin nga Afganistani në 11 Shtator 2021.
Aleatët e NATO-s shpejt njoftuan se do të ndiqnin të njëjtin shembull.
Ndërkohë, që nga ajo kohë ka pasur një rritje të dhunës në të gjithë vendin.
Qeveria, SH.B.A. dhe NATO fajësojnë Talibanët, një lëvizje islamike e vijës së ashpër, për të cilët ata thonë se deri më tani nuk kanë arritur t'i përmbushin zotimet për të ulur dhunën.
