Kryeministri izraelit përballë mocionit të mosbesimit, rrezikon largimin nga pushteti
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, do të përballet të dielën me një mocion mosbesimi që mund t'i japë fund 12 viteve të tij në pushtet.
Një aleancë e gjerë partish nga spektri i majtë në të djathtin, edhe më partitë arabe brenda, parashikon largimin e Netanjahut dhe ardhjen e dy rivalëve të tij, Jair Lapid dhe Naftali Benet.
Kryetari i parlamentit izraelit njoftoi se votëbesimi i qeverisë së re është parashikuar të ndodhë bashkë me zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, nëse nuk do të ketë kundërshtime nga partitë.
"Debati dhe votimi i qeverisë së 36-të të Izraelit do të ndodhë të dielën, gjatë një seance të jashtëzakonshme të kuvendit."
Qeveria e re me 8 parti partnere shpreson të rrëzojë kabinetin tranzitor të Netanjahut me të paktën 61 vota nga 120 që ka parlamenti.
Lideri i opozitës tha se objektivi i tyre është të zhbëjnë përçarjen e thellë që kanë krijuar katër zgjedhjet e fundit të parakohshme në vend.
Ish-ministri i Financave, Lapid, shpreson ta ndërrojë postin e kryeministrit me rotacion me kolegun Benet, ish-ministrin që ka mbajtur disa poste në qeveritë e mëhershme të Netanjahut.
"Në politikën izraelite nuk ka asnjëherë garanci 100 për qind, por si qeveri mund t'ia dalim. Do të jetë qeveri e mirë dhe do të mbetet në këmbë sepse ka për bazë idetë e mira."
Ndërsa opozita akuzon qeverinë se po ndërhyn me dhunë e kërcënime për të blerë deputetët e lëkundur para votimit të fundjavës, kryeministri Netanjahu e ka quajtur koalicionin kundër tij “mashtrimin e shekullit” që ka për të vënë në rrezik pozitat e shtetit izraelit.


