Para cash, armë dhe drogë/ Dalin pamjet e megaoperacionit me 800 të arrestuar, në pranga dhe shqiptarë

Dalin pamjet e megaopercionit ndërkombëtarë në tre kontinente, ku në pranga ranë 800 persona.

Në foto shihet droga e sekuestruar nga operacioni, armët dhe paratë cash.

Ndërkohë mediat e huaja, bëjnë me dije se mes të arrestuarve ka dhe shqiptarë të përfshirë në trafikimin e drogës.

Para cash, armë dhe drogë/ Dalin pamjet e megaoperacionit me 800

Në kuadër të operacionit u kryen 700 bastisje pronash, më shumë se 800 arrestime, u konfiskuan mbi 8 tonë kokainë, 22 tonë kanabis dhe koncentrat kanabisi, 2 tonë droga sintentike dhe 6 tonë kimikate për prodhimin e tyre, 250 armë zjarri, 55 makina luksoze dhe mbi 48 milionë dollarë vlera monetare ose kriptovaluta.

Para cash, armë dhe drogë/ Dalin pamjet e megaoperacionit me 800

Operacioni 3-vjeçar për goditjen e rrjeteve kriminale nisi në 2018-ën kur Byroja Federale e Hetimit ideoi një aplikacion për celular të quajtur "ANoM", i cili promovohej si program që mbronte anonimatin e komunikimeve telefonike, por të gjitha mesazhet e personave, përgjoheshin.

Para cash, armë dhe drogë/ Dalin pamjet e megaoperacionit me 800

FBI-ja dhe agjencia amerikane e antidrogës, policia holandeze dhe suedeze bashkëpunuan me organet e 16 shteteve të tjera duke zënë në kurth përdoruesit e aplikacionit, kryesisht pjesëtarë në veprimtari kriminale, në trafikim ndërkombëtar drogash dhe në pastrim parash, aktivitete që i shtrinin në mbi 100 shtete.

Para cash, armë dhe drogë/ Dalin pamjet e megaoperacionit me 800