Ora News zbardh dinamikën, 12 sekondat fatale të vrasjes para Gjykatës

Për prokurorinë vrasja e 43-vjeçarit Kudret Saliaj nga ish-vjehrri dhe gruaja me të cilën ishte në proces divorci ishte e planifikuar dhe me paramendim.

Ora News ka siguruar video sekuencat pak sekonda para vrasjes së Kudret Saliaj nga ish-vjehrri në afërsi të Gjykatës së Tiranës, më 3 qershor.

Kur ora e kamerës shënon 11:36:28 vërehet se drejt lokalit vjen shtetasi i identifikuar nga ana jonë si Kudret Saliaj, i cili ecën në drejtim të tavolinës ku ndodhet i ulur shtetasi i identifikuar nga ana jonë Adriatik Cama.

Kur ora shënon 11:46:11 vërehet që në verandën e lokalit vjen shtetasja e identifikuar nga ana jonë si Anila Trifoni, e cila ecën në drejtim të tavolinës ku ndodhen të ulur shtetasit Adriatik Cama dhe Kudret Saliaj, ku pasi takohet me këta të dy shtetas ulet në të njëjën tavolinë.

Kur ora shënon 11:52:04 në verandën e lokalit futen shtetasit e identifikuar nga ana jonë Mexhit Oicari dhe Dhurata Saliaj, të cilët ulen në një tavolinë në rreshtin e tavolinave paralel me rreshtin e tavolinave që janë ngjitur me verandën.

Kur ora shënon 11:53:03 shtetasi Mexhit Picari zgjat dorën e djathtë drejt objektit çantë krahu që kishte me vete shtetasja Dhurata Saliaj dhe më pas edhe dorën tjeër drejt çantës, afrohet me përkulje të trupit drejt çantës dhe nxjerr nga çanta një send në duke si ato të armëve të zjarrit pistoletë.

Kur ora shënon 11:53:07 shtetasi Mexhit Picari çohet nga tavolina ku me të dyja duart mban një send si ato të armëve të zjarrit pistoletë dhe vazhdon lëvizjen në drejtim të tavolinës ku janë ulur shtetasit Kudret Saliaj, Adriatik Cama dhe Anila Trifoni.

Gjatë rrugës për te tavolina e këtyre shtetasve, shtetasi Mexhit Picari kryen lëvizje në dukje si ato të mbushjes së armës së zjarrit pistoletë.

Kur ora e kamerës shënon 11:53:09 me sendin në dukje armë zjarri pistoletë shtetasi Mexhit Picari qëllon në drejtim të shtetasve Kudret Saliaj dhe Adriatik Cama duke qëlluar në dukej disa herë në drejtim të tyre.

Kur ora e kamerës shënon 11:53:15 që përkon me largimin e shtetasit Mexhit Picari, Dhurata Saliaj çohet nga tavolina  ku ishte ulur dhe largohet paralel në të njëjtin drejtim me shtetasin Mexhit Picari dhe dalon njëri pas tjetrit nga i njëjti drejtim që u futën në lokal.

Shtetasja Anila Trifoni qëndron duke kryer veprime si ato të dhënies ndihmë ndaj shtetasit Kudret Saliaj.

Pas të shtënave në dukej shtetasi Kudret Saliaj rrëzohet në tokë, shtetasi Adriatik Cama largohet në drejtim nga vendi i pozicionimit të kamerave.

Shtetasi Mexhit Picari largohet në drejtim të kundërt me shtetasin Adriatik Cama.

Kur ora shënon 11:53:33 shtetasi Adriatik Cama afrohet sërish në tavolinën ku ndodhi ngjarja dhe ulet duke mbajtur dorën tek supi i djathtë.

Kur ora shënon 11:53:38 shtetasja Anila Trifoni rrëzohet në dukje në tokë.

 

Dokumenta bashkëngjitur