Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish opozitën, nuk përjashton gjyqtarët e kërkuar nga PD
Kolegji Zgjedhor vendosi në favor të tij duke rrëzuar kërkesën e PD për të përjashtuar 7 anëtarët e trupës gjykuese nga shqyrtimi i padive të opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Argumenti i demokratëve që Kolegji do të marrë të njëjtin vendim për të 9 qarqet e apeluara nga opozita është konsideruar si i pabazuar në ligj.
Gjyqtarja: "Nuk përbën shkak për përjashtimin e gjyqtarit fakti që ata të kenë marrë vendime për të cilat pala kërkuese mund të mos ketë qenë dakord.
Ky vendim i Kolegjit cilësohet si rast i paprecedentë nga ana e PD, pasi sipas përfaqësuesit ligjor të selisë blu anëtarët kanë vendosur për vetën e tyre.
“Kolegji Zgjedhor ka humbur shansin të zbardhë të vërtetën e 25 prillit.Nuk ka kuptim që ti kërkon përjashtimin e Marashit dhe Marashi vendos nëse duhet të largojë ai veten apo jo. Ne kemi propozuar zgjidhjen si do të ndodhte por ky kolegj e refuzoi” u shpreh perfaqesuesi ligjor i PD-së, Marash Logu.
Pesë anëtarët e Kolegjit nuk mendojnë se në Tiranë ka patur krim zgjedhor apo prova të mjafftueshme për të përsitur zgjedhjet, për këtë trupa rrëzoi edhe kërkesën e PD, LSI dhe të kandidatit të Vetëvendosjes.
Pas shqyrtimit të 4 qarqeve të fundit, Shkodres, Durrësit, Korrcës dhe Fierit do të përmbyllen të gjitha apelimet e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.