Kongresmeni letër DASH: Dua informacion të detajuar për shpalljen “non grata” të Sali Berishës
Kongresmeni Republikan Lee Zeldin i është drejtuar me një letër Departamentit Amerikan të Shtetit.
Zeldin kërkon informacion të detajuar nga DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Ai gjithashtu ka kërkuar informacion të detajuar lidhur me procedurën e ndjekur nga DASH për këtë vendim.
“Shtetet e Bashkuara kanë shpallur non-grata ish-Presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe familjes së tij për përfshirjen e tij dhe familjes në korrupsion. Ndaj kësaj mase të marrë nga SHBA Berisha dhe familja e tij nuk janë të lejuar të udhëtojnë në shtetet e bashkuara.
Sali Berisha ka histori të marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA të dhe liderët e saj. Duke qenë se gjatë diskutimeve me sekretarin e shtetit Antoni Blinken gjatë konferencës së sotme të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, kërkoj nga ju të njihem me të gjithë informacionin që ju dispononi si Departament i Shtetit për vendimmarrjen tuaj për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës dhe familjes së tij.
Gjithashtu kërkoj një informacion të detajuar lidhur me procedurën e ndjekur nga DASH për këtë vendim,” thuhet në letrën e tij.

