Takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Heiko Maas: E ardhmja e rajonit qëndron në BE

Gjatë ditës së sotme, Ministri Federal i Punëve të Jashtme Heiko Maas çeli takimin virtual mes Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e tij, si mikpritësi i këtij takimi, Ministri Maas nënvizoi domosdoshmmërinë për të çuar përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"E ardhmja e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor qëndron në # BE. Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin e zgjerimit dhe për të ecur përpara me pajtimin rajonal. Ky ishte mesazhi im në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Procesit. #Berlin”, shkruan Maas.