"Më kishte goditur me grusht para 5 vjetësh", detaje nga vrasja në Peqin, fjalët e para të autorit

Mëngjesin e sotëm, 8 qershor u shënua një  tjetër vrasje në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta Leonard Bashaliu 36 vjeç ka qëlluar me armë zjarri 44-vjeçarin Ylber Xhahysa, icili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga burimet e Ora News të dy personat kishin njohje me njëri-tjetrin.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë pasur një konflikt para disa kohësh dhe ishin zënë.

Sot kanë rastisur ne te njëjtin vend dhe janë konfliktuar sërish.

Autori në gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se u zunë kot pasi para 5 vjetësh viktima e kishte qëlluar me grusht. Debati  ditën e sotme kishte filluar me fjalë dhe përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit ku si pasojë humbi jetën 44-vjeçari.