Vriten më shumë se 130 persona në një sulm në Burkina Faso, 500 viktima nga janari 2021

Të paktën 132 civilë u vranë në një sulm të nga një grup terrorist në Burkina Faso në një fshat në verilindje të vendit.

Sulmuesit goditën gjatë natës të Premten, duke vrarë banorët e fshatit Solhan në provincën Yagha, në kufi me Nigerinë.

Ata gjithashtu dogjën shtëpitë dhe tregun, tha qeveria në një deklaratë.

Ndërkohë, qeveria shpalli një periudhë 72-orëshe të zisë kombëtare, duke i përshkruar sulmuesit si terroristë, megjithëse asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë.

Gjithashtu, 40 banorë të tjerë u plagosën, u tha më vonë gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Ousseni Tamboura.

Kombet e Bashkuara thanë se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres ishte i zemëruar nga sulmi, viktimat e të cilit përfshinin edhe shtatë fëmijë.

Pavarësisht nga prania e mijëra paqeruajtësve të OKB-së, sulmet nga xhihadistët e lidhur me al Kaidën dhe Shtetin Islamik në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Burkina Faso, Mali dhe Niger.

Në maj, dy gazetarë spanjollë dhe një shtetas irlandez në një patrullë kundrejt gjuetarëve pa leje u vranë pasi u rrëmbyen në një park kombëtar pranë kufirit të Burkina Fasos me Benin.

Dhuna në Burkina Faso ka zhvendosur më shumë se 1.14 milion njerëz në pak më shumë se dy vite, ndërsa vendi i varfër po pret rreth 20,000 refugjatë nga Mali fqinj.

Sulmi i fundit shtyn numrin e vrarë nga islamikët e armatosur në rajonin e Sahelit në mbi 500 që nga janari, sipas drejtorit të Human Rights Watch në Afrikën Perëndimore, Corinne Dufka.