Abonetë mbaruan! Qytetarët e Tiranës: Një rrogë na ikën vetëm për transport

Pas heqjes së abonesë së përgjithshme qytetarët e Tiranës duket se do të vuajnë edhe mungesën e atyre të linjave.

Në stacionet e urbanit, disa qytetarë thonë se ishin me fat që arritën të sigurojnë biletën mujore të linjës, duke treguar se ka pasur mjaftë të tjerë të cilët nuk kanë arritur të gjejnë abone.

"Po rastisa qëlloi, por kanë ngelur shumë njerëz pa abone. Kishte shumë mungesa," thotë qytetarja.

"Faktikisht unë jam me linjën e Institutit, por deri tani nuk ka dalë," thotë qytetarja.

Tirana e Re, Kashari, Yzberishti janë disa nga linjat të cilat i hapën sportelet për abonetë, shumë pak ose aspak.

Kjo i ka detyruar qytetarët që një pjesë të rrugës të lëvizin në këmbë, për të kursyer sado pak.

"Jo s'kanë nxjerrë fare. Linja e Yzberishtit , Kashari nuk i kanë nxjerrë fare abonetë," thotë qytetari.

Tashmë ata e kanë të qartë dhe ndjejnë çdo ditë se mungesa aboneve të përgjithshme u ka shtuar kostot e përditshme.

Dhe ky shpenzim rritet kur në një familje, tre anëtarë të saj duhet të shkojnë çdo ditë në punë me urban.

"Më shumë se gjysmën e rrugës e bëjmë në këmbë tani, se duhet të ecim me dy urabne, 24 mijë nuk ia vlen. Ne jemi 3 veta, gruaja dhe djali na vete nga 2 abone 6 një rrogë të ikë vetëm për udhëtim," thotë qytetari.

"Unë kam të shtëpisë që duan se s'bën 3 abone edhe nuk e përballojmë dot se shkojnë me dy linja autobusësh. Presim deri në shtator çfarë do bëhet, po nuk e bë dihet që do blenë biçikleta njerëzit t'i lenë autobusët fare," thotë qytetari.

Operatorët e transporti publik thonë se janë të goditur ekonomikisht nga pandemia, por jashtë kamerave pranojnë se nuk kanë interes të nxjerrin në shitje abonetë e linjës, përdorimi i të cilave do të ndikonte negativisht tek fitimet.