Makina merr flakë në lëvizje në Lezhë, udhëtonin tre pjesëtarë të së njëjtës familje

Një makinë në aksin Laç-Lezhë, është përfshirë nga flakët.

Siç shihet në videon e siguruar nga Ora News, makina është e gjitha në flakë, sakaq mësohet që brenda makinë ndodheshin 3 pjestarë të një familje, por që ia kanë arritur të dalin.  Dyshohet  se makina ka marrë flakë për shkak të një defekti me rrjetin elektrik. 

"Më datë 05.06.2021, rreth orës 14:20 , jemi njoftuar nga shtetasi B. Ll.,se në aksin rrugor Milot-Lezhë, se automjeti tip "Volkswagen" me të cilin udhëtonte ka marrë flakë në ecje."-njofton policia e Lezhës.

Sherbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e një defekti teknik.

Si shkak i ngjarjes është krijuar trafik i rënduar përgjatë  superstrades, pasi fllimisht policia ka bllokuar qarkullimin nga frika e shpërthimit të bombulës gazit.