Kujdes pamje të rënda/ Të shokuar dhe të tronditur, momentet e para pas vrasjes në lokalin afër Gjykatës së Tiranë

Ora News siguron një video amatore të momenteve të para pas vrasjes së Kudret Saliajt nga vjehrri i tij Mexhit Picari mesditën e 4 qershorit 2021 në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.

40 vjeçari ishte në lokal me avokatin e tij Adriatik Cama dhe punonjësen sociale teksa po prisnin për të nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Janë momente shokuese dhe tronditëse. Shikoni videon më poshtë.


Kudret Saliaj ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij Dhurata, dhe seanca e djeshme ishte e pesta.

E gjithë skena e krimit është kryer dhe në sy të djalit të çiftit.

Dhurata Picari dhe i ati janë arrestuar ndërsa policia ka gjetur në Lanë dhe armën që dyshohet me të cilën është kryer krimi.

Nga plumbat u plagos dhe avokati. Familja e vajzës akuzon Saliaj si shkaktari, duke e akuzuar për dhunë dhe keqtrajtim të Dhuratës. 

Policia ka bërë me dije se pas hetimeve në lidhje me ngjarjen, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shenim: Video u sigurua nga gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.