Turizmi në Shqipëri/ Topuzi: Më mirë se një vit më parë, shqetësim mbyllja e Greqisë

Zak Topuzi, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, shprehet se këtë viti sezoni turistik do të jetë në mirë se vitin e kaluar.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Topuzi shprehet se këtë vit do  të ketë lëvizje brenda rajonit, ndërkohë BE nuk jep sinjal për lëvizjen e qytetarëve në Europë.

Sipas tij problem tjetër mbetet dhe mbyllja e Greqisë, pasi shqiptarët nuk kanë mundësi që të kalojnë pushimet në vendin tonë dhe sipas tij ardhja e tyre do të ndihmonte në ekonomi.

“ Strukturat janë gati. Do të jetë një vit më i mirë se vitin e kaluar, falë edhe situatës pandemike. Do kemi lëvizje brenda rajonit. BE nuk jep ndonjë sinjal fillimi, vazhdojnë akoma diskutimet për mënyrën e hapjes, për mënyrën e kalimit të njerëzve. Kjo bëhet për arsye ekonomike politike. Është një situatë e paqartë, besoj se nga shtatori ka sinjale për të ardhur këta lloj turistësh. Tani po përgatitemi për turistët lindjes dhe turistët brenda Ballkanit. Një pjesë e mirë e shqiptarëve që janë në Greqi dhe janë të pajisur me pasaporta nuk kanë mundësi që të vijnë të kalojnë pushimet.

Sikur nga 1 mijë euro që të kalojnë familjet gjatë pushimeve, janë 250 milionë euro që dalin për një periudhë 2 mujore. Pra çdo vend po tenton të bëjë politikat e tij, Europa njeh vetëm vaksinën që ka miratuar EMA, duke mos lejuar ato ruse dhe kineze. Mos të harrojmë që turistët rusë dhe kinezë janë një potencial jashtëzakonisht I madh për turizmin. Turizmi ka filluar, njerëzit janë prezent në të gjithë qytetet.