Ju flet Moska - Çfarë tregojnë fiqtë politike të Erion Veliajt?

Çfarë tregojnë fiqtë politike të Erion Veliajt? Ishte tema e kësaj të enjteje në Ju flet Moska nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Erion Veliaj thotë se dikur kur ka qenë i ri paska shitur fiq dhe këto fiq kanë fituar një kuptim simbolik. Ka një shprehje fiqtë e Kartagjenës, kur jnë senator i njohur, Mark Catoni u paraqit në senat dhe kur hapi togën, la ti binin disa fiq dhe senatorët ia lavdëruan fiqtë si fruta dhe pjekjen.

Thuhet se kur Mehmet Shehu një javë para vdekjes ishte një javë në Berat dhe atje i ofruan disa fiq. Ai hapi fikun e parë dhe i doli i prishur dhe i krimbur, këtu i dolën disa fiq. U nervozuar kryeministri. Ndoshta ka qenë e qëllimshme. Ai mori një mesazh që të tjetër nuk e kuptuan.

Mos harrojmë se Berati është vendi i prejardhjes së Veliajt. Ka qenë vetë Veliaj që e ka treguar historinë e fiqve. Po çfarë tregojnë fiqtë politikë të Veliajt? Ai është në një udhëkryq politik. Thuhet a do ta vrasë Basha atin e tij politik, Berishën, por kjo vlen edhe për Veliajn kundrejt Ramës.

Rama para nja 3 vitesh mbajti një fjalim me satirë, por në gjuhën popullore thuhet me të qeshur dhe të ngjeshur. Rama tha se Veliaj do të varet në njërën nga ato pemët që mbjell vetë. Vrasja e atit në politikë vjen nga ajo që quhet makiavelizëm.