Bashkimi Europian: Shpresë për marrëveshje me Iranin

Diplomatët europianë kanë shpresa se janë afër mbylljes me sukses të negociatave për marrëveshjen mbi programin atomik të Iranit.

Të mërkurën ishte takimi i radhës mes delegacioneve, por delegacionet e shteteve që e firmosën paktin në 2015-ën, mund t'i mbyllin bisedimeve javën e ardhshme në Austri.

"Si koordinator kisha dashur që ky të ishte raundi i fundit. Kjo nuk ndodhi por javën tjetër ndoshta do të dalim me një marrëveshje që do e rikthejë edhe SHBA-në si palë dhe Iranit do i kërkohet të zbatojë objektivat që ka marrë përsipër."

Diplomati i BE-së, Enrike Mora, tha të mërkurën se bëhet fjalë për një proces kompleks teknik, me vendime të vështira, megjithëse problematikat janë reduktuar nga java në javë.

Gjashtë shtete, Amerika, Kina, Rusia dhe tri fuqi europiane bindën Iranin në 2015-ën që të kufizojë programin e vet bërthamor për të mos mundur të prodhojë armë atomike, por pas daljes së SHBA-së në 2018-ën, Teherani thotë se nuk mund t'i përmbahet më marrëveshjes.

Negociatorët po synojnë ta ringjallin paktin para zgjedhjeve presidenciale të Iranit më 18 qershor.

Amerika mendon se procesi nuk ka për të qenë kaq i shpejtë apo i lehtë për asnjërën palë.