Lushnje/ Pas sherrit në lokal vrau pronarin dhe plagosi të birin, arrestohet autori, sekuestrohet automatiku

Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 62 vjeçar Rako Qorri, pas një sherri në lokain e këtij të fundit në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Gjithashtu mbeti i plagosur djali i viktimës, Kejdi Qorri 31 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, më 2 qershor.

Autori është identifikuar si Sofokli Shani, 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.