Vrasja e 42-vjeçarit në Vlorë, në makinën e djegur është gjetur një armë kallashnikov

Në makinën tip "BMW" pa targa që u gjet e djegur në zonën e Risilit pas ekzekutimit të Shkelzen Velaj në Vlorë, e cila dyshohet se u përket autorëve të vrasjes, mësohet se është gjetur një armë kallashnikov.

42-vjeçari u vra mbrëmjen e të mërkurës (2 qershor) në katin e pestë të një pallati.

Mendohet se është vëllai i Ardi alias Ferdinand Velaj të vrarë në masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në 7 prill 2015, në Vlorë, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Ora News mëson se ndaj 42-vjeçarit është zbrazur një karikator kallashnikovi.

Velaj ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që ka qenë nëna e tij e cila ka njoftuar policinë.