Dinamika e vrasjes në Vlorë, e ndoqën nëpër shkallë, iku me vrap, por s’i shpëtoi kallashit

42-vjeçari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. 

Plumbat në drejtim të 42-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. 

Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 42-vjeçarit. 

Sipas policisë 42-vjeçari ka ndërruar jetën në spital.