Pas Vlorës, vrasje në Lushnje/ Ndërron jetë 62 vjeçari, plagoset i biri

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij 31 vjeç ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të çastit në fshatin Fier i Ri, Lushnje.

Sipas informacionit të policisë, shtetasi Sofokli Shani si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit Rako Qorri, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rako Qorri, 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin Kejdi Qorri, 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:47, më 2 qershor.

Pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është vetedorëzuar në polici bashkë me armën e krimit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Sipas të dhënave jo zyrtare shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në perplasje fizike.

Pasi është konfliktuar, autori Sofokli Shani ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën që e mbante pa leje dhe ka kryer krimin.

Pas Vlorës, vrasje në Lushnje/ Ndërron jetë 62
Arma e sekuestruar