Meçe: Nëse riciklohet i njëjti lidership në PD, populli nuk do t'i jap më pushtet

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Kreu i PD-së në Gjirokastër, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se nëse riciklohet i njëjti lidership brenda PD-së, atëherë populli nuk do ta besojë më PD-në.

Meçe: Nuk keni për të bërë më gjë. Se nuk mund të bësh zgjedhjet dhe më pas të bëni analizën. Çdo gjë e bëni se e bën kryesia dhe anëtarët duhet të binden. Tani si do të binden anëtarët e partisë që PD-ja është e gatshme dhe e aftë që të marrë pushtetin.

Nëse duhet të riciklohen të njëjtët persona që kanë pasur pushtetin në PD. Atëherë populli nuk do ti besojë më, por do të prodhohet edhe një krijojë brenda vetë partisë për shkak të lidershipit, ndërkohë që thuhet se do të vazhdohet të mbahet ky lidership.