Drogë në xhepin e pantallonave, arrestohet 57-vjeçari shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2021, 22:10
Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u ndalua me kokainë në automjetin e tij. Sipas mediave të huaja shqiptari me banim në Terni, emri i të cilit nuk është identifikuar është një person i njohur për policinë.
Sipas mediave të huaja, ai i kishte fshehur gjysmë gra kokainë në xhepin e pantallonave, ndërsa 17 doza të tjera i kishte futur në makinë.
Shpërthen bombola e oksigjenit, digjet 17-vjeçari në Fier
2 Qershor, 21:39
Policia gjeti një sasi lënde narkotike edhe gjatë kontrollit në banesën e tij.
Mediat raportojnë se aktualisht do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në momentin e shpalljes së vendimit nga gjykata.

