Sërish radhë për abonetë, irritohen qytetarët: "biletat mujore" tregëtohen vetëm në një pikë
Për të dytën ditë me radhë kjo është kioska e vetme që ofron abonetë për transportin publik të linjës Kombinat-Kinostudio (shiko videon).
Për këtë qytetarët janë detyruar të vijnë në qendër ku u përballën me radhë të gjata.
Për shkak të pritjes, disa rrezikuan të humbasin edhe ditën e punës.
"Gjithë Tirana te kjo kioskë. Të hapin 5-6, gjithë këta njerëz që rrinë në radhë me orë të tëra. Të hapen 5 kioska nëpër stacione dhe të shiten."
"Nuk shkojmë dot në punë se i do qejfi kompanisë. Edhëm dje në pritje, sot në pritje."
Pezullimi i aboneve të përgjithshme i vendos qytetarët përballë disa vështirësive. Ose do të paguajnë për disa linja urbani, ose do të ecin në këmbë për të mbërritur në destinacion.
"Tre abone i thonë 36 mijë lekë. Vetëm të punojmë për autobusët."
"Është kot me shku në punë, kot fare."
Trump pretendon rikthimin në pushtet në Gusht
2 Qershor, 08:54
Pas heqjes së abonesë së përgjithshme për transportin qytetas në Tiranë udhëtarët po hasin edhe një problem tjetër, atë të mungesës së aboneve të linjave si rasti i Tiranës së Re.
Zyra ku tregtohen abonetë e kësaj linje është e mbyllur.
"I lutem shtetit, nxirrni abone për Tiranën e Re."
"Nuk e dimë ku janë pikat që shiten."
"As Porcelani, asnjë linjë tjetër nuk ka."
Për heqjen e abonesë së përgjithshme qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë njoftuar një protestë këtë të mërkurë para bashkisë së Tiranës.

