Soko: Opozita i ka në dorë levat politike, bashkëqeverisja një skenar i rrezikshëm

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Pano Soko nga Nisma Thurje u shpreh se opozita ka si detyrë që të përdorë të gjitha levat e saj politike për të mundësuar influencimin e saj në vendimmarrjen e institucioneve shqiptare.

Sipas Sokos, nuk ka duhet të ketë një ftesë për bashkëqeverisje, pasi qeveria mund t'ia japë votat opozitës për nismat që do të ndërmarrë.

Soko: Opozita ka si detyrë që të përdorë të gjitha levat e saj politike për të mundësuar influencimin e saj në vendimmarrjen e institucioneve shqiptare. Kjo mund të behet përmes bllokimit dhe kushtëzimit, si dhe një rol incentivues kur duhet e është e nevojshme.

Nuk e shikoj pse duhet të ketë një ftesë për bashkëqeverisje. Unë shoh të dhëna për një skenar të rrezikshëm. Rama aty i ka votat dhe mund t'ua japë propozimeve nga opozita, s'ka nevojë për të bërë pakt. Në momentin që lind termi pakt, këtu mjegullohet çështja.