Çipa: Para 25 prillit vendi ishte në anormalitet, duhet parë oferta e bashkëqeverisjes në shtator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2021, 22:05
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se para 25 prillit kishim një vend anormal ku opozita ishte jashtë institucioneve për më shumë se 2 vite, ndërsa shumica grinte sipas midesë së vet.
Çipa: Këtu para 25 prillit kishim një vend anormal ku opozita ishte jashtë institucioneve për më shumë se 2 vite, ndërsa shumica grinte sipas midesë së vet. Pritet që në shtator kjo panoramë anormale të mos jetë më.
Opozita do të futet në Kuvend dhe shumica i ka çuar mesazhe për bashkëqeverisje. Këtë duhet të diskutojmë. Se sa e sinqertë është kjo ofertë dhe deri ku shkon!

