Burimi: Rama i ka shpatullat e ngrohta nga SHBA, se Evropa është më e ndjeshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2021, 22:26
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se nuk beson se mandati i tretë i Ramës do të jetë më keq se në parlament do të jetë edhe opozita.
Burimi: Nuk besoj se mandati i tretë i Ramës do të jetë më keq se në parlament do të jetë edhe opozita. Rama do ta ketë një tendencë për autoritarizëm, por nuk do ta ketë të lehtë. Rama ka shpatullat e ngrohta nga SHBA, se Evropa është më e ndjeshme.
Ndërkohë partitë dhe lëvizjet e reja vepruan keq për mua, sepse duhet të ishin të pranishme në hartimi ne kodit të Ri zgjedhor. Të mos i lejonin kurrë tre partitë kryesore që kanë vjedhur zgjedhjet për 30 vite. Për mua në këtë pikë duhet të punohet në të ardhmen.

