Burimi: 'Le Figaro' ironi ndaj Ramës e ndërkombëtarëve lidhur me reformën në drejtësi

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se brenda majit janë 2 artikujt që ka publikuar Figaro lidhur me Shqipërinë dhe kanë të përbashkët fillin se drejtësia në vendin tonë çalon.

Ai thksoi se artikujt janë një ironi që i bën bashkësisë ndërkombëtare që është kumbari i kësaj reforme në drejtësi.

Burimi: Brenda majit janë 2 artikujt që ka publikuar Figaro lidhur me Shqipërinë dhe kanë të përbashkët fillin se drejtësia në vendin tonë çalon. Kjo është një ironi që i bën bashkësisë ndërkombëtare që është kumbari i kësaj reforme në drejtësi.

Artikulli i mëparshëm kishte titullin që Shqipëria po konfrontohet me një mungesë të theksuar të gjyqtarëve të ndershëm. Aty kishte të dhëna se mbi 2/3 të gjyqtarëve në vend ishin të pandershëm.

Një gjë të tillë e mban si përgjegjësi jo vetëm Rama, por edhe ndërkombëtarët. Prandaj një Yuri Kim u kërkon gazetarëve që të bëjnë më shumë reklamim për reformën në drejtësi. Gjëja më e madhe që ka bërë SPAK është arrestimi i atyre personave që bënë grevë në Rinas.