Atentat armë zjarri në Tepelenë, humb jetën 45-vjeçari

 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një 45-vjeçar. Ora News, mëson se ka mbetur i vdekur Çajup Selimi, i cili u qëllua me pistoletë në mes të qytetit.

Burime bëjnë me dije se Selimi, është pronar i një biznesi në Tepelenë, sakaq dyshohet se shkak i vrasjes mund të jetë konkurenca mes bizneseve. 

Autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që Ora News mëson se ai është i fshehur në një pallat në qytetin e Tepelenës.

"Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen "15 Shtatori", në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra."- njofton policia. 

Atentat armë zjarri në Tepelenë, humb jetën

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve