U vra me një plumb në zemër, 45-vjeçari në Tepelenë u ekzekutua brenda pallatit ku jetonte, kurthi që i ngriti i njohuri

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit Çajup Selimi, mbrëmjen e sotme në Tepelenë.

Ora News, mëson se Selimi është qëlluar në pallat. Ora Nws mëson se  45-vjeçari është thirrur  nga një person tjetër në katin e dytë dhe një tjetër i cili e priste në katin  e parë është ngjitur për ta ekzekutuar. Mësohet se Selimi është qëlluar me një plumb në zemër.

Burime bëjnë me dije se në vrasjen e Selimit janë përfshirë dy persona.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se në momentin  që është thirrur Selimi ka qenë në shtëpi, dhe personi që e ka thirrur ishte i njohur për viktimën dhe ndaj ky i fundit nuk ka nguruar që të zbresë.

Sakaq Ora News, ka siguruar edhe videon nga pallati ku është vrarë Selimi. Gjurmët  e gjakut  në pallat  tregojnë  se   Selimi  është vrarë në sheshpushimin e katit të dytë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen "15 Shtatori". Sipas policisë 45-vjeçari, ka humbur jetën në spital, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Policia ka mbërritur në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Në vitin 2018 Selimi u përlesh me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Asokohe familjarët e tij do të deklaronin se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena.

Një nga pistat paraprake ku dyshohet është pikërisht kjo, mosmarrëveshjet dhe zënkat për shkak të konkurencës, por pritet që autoritetet të zbardhin gjithçka.

45-vjeçari pasi u qëllua me armë u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia vijon aksionin për kapjen e autorit.