Ju flet Moska - Ja pasoja e shkarkimit të Metës me rëndësi simbolike botërore
Ja pasoja e shkarkimit të Metës me rëndësi simbolike botërore ishte tema e kësaj të martë në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj:Shumica parlamentare, që në fakt është një parlament komik pa djegieve të mandateve, por ky është parlamenti që do të shkarkojë presidentin. Ku parlament po vepron si një komitet qendrore partie dhe ma gjykatën kushtetuese që do të veprojë si byroja politike. E gjithë kjo ka krijuar një situatë që i jep një rëndësi simbolike kësaj ngjarjeje.
Kjo sepse me shkarkimin e presidentit Meta, deri në zgjedhjen e presidentit të ri në shtator, ushtruesi i detyrës së presidentit do të jetë Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit, deri kur të zgjidhet kryetari i ri në shtator. Tani Ruçi do ta mbajë përkohësisht këtë detyrë, por e gjitha kjo ka një simbolikë të madhe, sepse po shkarkohet një president që ka qenë student i dhjetorit 1990. PS-ja e ka ftuar vetë Metën në parti aso kohe.
Në vitin 2021, 30 vite pas rënie së Murit të Berilinit, Ruçi është i vetmi ish-ministër i Brendshëm i Komunizmit dhe Sigurimit të shtetit që do të bëhet president i republikës. Kjo tregon se shteti akoma kontrollohet nga Sigurimi i Shtetit. Prandaj Gramoz Ruçi është më i përshtatshmi për të drejtuar këtë parti-shtet.
