Kalaja: Kemi kontaktuar institucionet ndërkombëtare, financimi i Teatrit është bllokuar

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, avokatja Ardiana Kalaja u shpreh janë kontaktuar me të gjitha institucionet ndërkombëtare që i kishin dhënë ofertën Veliaj për Teatrin e Ri.

Sipas Kalasë, është marrë përgjigje pozitive nga institucionet ndërkombëtare, të cilëve u është thënë se financimi i kësaj vepre që po hetohet nga SPAK mund të krijojë risk në kthim e ligjit.

Kalaja: Do të doja të informoja edhe publikun. Veliaj deklaroi në maj të viti 2020, 4 ditë pasi prishi Teatrin tha se i kishte lekët dhe do ta fillonte ndërtimin e ndërtesës së re, madje edhe sheshi u pastrua aq shpejt sa të bënte të mendoje se do të ndodhte diçka e tillë.

Beteja jonë ligjore duke çuar në SPAK projektin e Ingles, e detyroi bashkinë e Tiranës që në korrik të hapte tenderin për projektin. Kemi kontaktuar me të gjitha institucionet ndërkombëtare që i kishin dhënë ofertën Veliaj për Teatrin e Ri dhe ne kemi marrë përgjigje pozitive nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilëve që u kemi se financimi i kësaj vepre që po hetohet nga SPAK mund të krijojë risk në kthimin e ligjit.

Këtë bllokim po mundohet që ta bëjmë edhe me institucionet e tjera financiare, me të cilat po tenton Veliaj me dështim të plotë sepse nuk po i merr ato para. Letrat duhet të jenë aty sepse nuk mund të kujtohemi një ditë pse u prish tetari. Letrat dhe dosjet me prova janë aty. Duhet vetëm vullneti që kjo çështje të zgjidhet.