Trump pretendon rikthimin në pushtet në Gusht
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, mendon se së shpejti mund ta rimarrë karrigen e kreut të shtetit që ai e humbi mes akuzash.
74-vjeçari i ka shmangur daljet e shpeshta publike që pas 21 janarit të këtij viti, por mediet vendëse raportojnë se ish-kryeshtetarit nuk i ka reshtur dëshira për pushtet, në prapaskenë.
"Trump-i u ka thënë disa njerëzve me të cilët mban kontaktet se pret që të rikthehet në post brenda muajit gusht," shkroi gazetarja e Nju-Jork-Tajmsit, Megi Haberman, duke cituar burimet.
Nëntorin e kaluar, ish-presidenti e humbi garën elektorale kundër pasardhësit, Xho Bajden, por ka refuzuar ta pranojë disfatën me pretendimin se iu bë padrejtësi dhe zgjedhjet u manipuluan.
Pretendimet i përsëriti këtë javë ish-këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Majkëll Flin, i cili shkaktoi polemika me deklaratën se ishte koha për të organizuar një grusht shteti për t'i rrëzuar demokratët siç veproi ushtria në Mianmar.
Një tentativë e tillë u provua më 6 janar në godinën e Kapitolit në Uashington.
Më vonë ish-zyrtari i lartë sqaroi se mesazhi i tij ishte deformuar qëllimisht nga mediet.
Ndërkohë gazetarja Haberman, e cila raportoi lajmin për rikthimin e ish-presidentit, shtoi se zhvillimet e fundit nuk janë pa arsye.
Raportohet se prokurorët e Nju-Jorkut pritet të nisin procedimin penal kundër Trampit, për ta shpallur fajtor atë ose njerëz të fuqishëm pranë tij me akuzën se bizneset që zotëron kanë abuzuar me bilancet dhe faljet fiskale.
Mbytet gomonia me refugjatë në Tunizi, shënohen 23 viktima
2 Qershor, 08:01OBSH-ja riemërton variantet e Covid-19 me shkronja greke
2 Qershor, 07:41



