Abazi: Në Gjirokastër një person deformonte votat dhe ia dërgonte rezultatin Bledi Çuçit
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri, Boiken Abazi u shpreh se në Gjirokastër është filmuar një person që deformonte votat dhe ia dërgonte rezultatin ministrit Bledi Çuçi.
Abazi: Në rastin e Gjirokastrës KAS-i e mbylli aq shpejt sa e hapi. Të gjithë po merrem me kryegjyqtaren e Elbasanit, por askush nuk po merret ministrin Bledi Çuçi kur kanë kaluar 8 ditë kur ministri nuk është shprehur për këtë rast, ku një person po vë X në fletët e votimit.
Në telefonin e këtij personi lexohet emri i ministrit dhe aty dërgohet rezultati i deformuar. Të dalë dhe ta përgënjeshtrojë nëse nuk është ai në atë numër. Edhe brenda KAS-it e Kolegjit Zgjedhor, ashtu si me Çuçin ka heshtje për këtë rast. U sollën sikur këto video nuk ekzistonin.
