Operacioni anti-drogë në Krujë, caktohen masat e sigurisë për 13 të arrestuarit, 24 në kërkim
Gjykata e Krujës ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 13 persona, të cilët u arrestuan në kuadër të një operacioni antidroge në zonën e Niklës ku u zbulua drogë.
Kështu, gjykata caktoi masën e sigurisë për Fatije Kullaj dhe Dashamire Deliu, të cilat hynë me pranga në Gjykatën e Krujës, si kultivuese të bimëve narkotike.
Njëra mbeti në qeli, ndërsa tjetra do të qëndrojë e arrestuar në shtëpi.
Dy gratë ishin mes 16 personave të arrestuar pas një aksioni të gjerë të policisë kundër bimëve narkotike në Kruje.
Ndërkohë, 6 prej tyre përfshirë edhe 56-vjeçaren, u lanë në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Krujës.
Ndërsa 5 të tjerët do të hetohen për kultivimin e bimëve narkotike, nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Arrest me Burg:
Fetije Kullaj
Erion Deliu
Ferid Kullaj
Dashamir Kullaj
Erlind Almeta
Indrit Kullaj
Arrest Shtëpie:
Musait Vathi
Dashamire Deliu
Sokol Kullaj
Refik Deliu
Xhavid Kullaj
Detyrim Paraqitje:
Ervin Perlica
Flamur Halili
Gjykata vendosi të lirojë kryeplakun e fshatit, Flamur Halilin dhe punonjësin e OSHEE, Ervin Perlica, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Nga ana tjetër, 3 persona përfshirë një 18-vjeçar, do të dalin të mërkurën para gjykatës për tu njohur me vendimin e togave të zeza për masë ne sigurisë.
Ndërkohë 24 persona të tjerë mbeten ende në kërkim nga policia.
Gjatë operacionit të forcave special në fshatrat e Krujës, u zbuluan rreth 20 mijë rrënjë kanabis dhe një laborator i kultivimit të bimës narkotike përmes ngrohjes me llamba.

