BOOM - Bashkia e Tiranës than Astirin për ujë, dështon investimi, ankohen banorët
Zona e Astirit nuk ka furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, edhe pse kryebashkiaku Veliaj ne 2019 premtoi se ato do te kishin ujë me investimin e ri që do të bënte.
Veliaj: Kjo shënon dhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë “Tirana ujë 24 orë”. Do të fillojmë menjëherë punën me impiantin për ta çuar deri në dyfish sasinë e ujit. Nga shtimi i këtij impianti do të përfitojë kryesisht zona e Yzberishtit. Me impiantin qe dyfishohet dhe me një linjë të dedikuar transmetimi nga Bovilla direkt në Yzberisht në zgjidhim përfundimisht problemet e ujit dhe viti 2019 do të jetë një vit suksesi.
Ndërkohë vetë banorët e kësaj zonë shprehen se nuk kanë ujë 24 orë dhe se vjen vetëm disa orë në ditë, duke bërë që të përdorin depozitat.
Banorët: Nuk kemi ujë 24 ore. Nga rrjeti vjen vetëm ca orë në ditë. Ne e sigurojmë me depozita. Ujin që marrim nga rrjeti s'e pimë, sepse nuk është cilësor dhe është i piset.
E përdorim vetëm për të larë, ndërsa për të pirë e blejmë dhe na kushton shumë. Nga rrjeti nuk ka ujë, duhet ta blejmë. Paguajmë 2-3 fish për ujë.
Ne e kemi ujin me depozitë, se nga çezma nuk vjen. Ne e blejmë ujin, se nuk pihet. Na kushton pak, por aty kemi gjetur zgjidhje.

