Fëmijët festojnë 1 Qershorin, ndjejnë mungesën e prindërve në organizime
Për të dytin vit festa e 1 qershorit organizohet në kushtet e pandemisë dhe me grupe të vogla dhe me pak aktivitete.
Të veshur bukur dhe me shkëlqim në sy, prej mëngjesit shkollat u mbushën me elemente festive të sjell nga fëmijët.
Për festën kishin përgatitur poezi dhe këngë.
"Do festojmë me këngë, me muzikë dhe me shumë gjëra dhe do dalim në oborr të lëshojmë tullumbacet," tha një fëmijë.
"Mendoj se do bëjmë teatrin që kemi organizuar dhe pastaj do shikojnë," tha një tjetër.
"Kishim shumë tullumbace dhe u kënaqëm shumë duke luajtur," thanë dy vajza.
Bashkë me urimet, fëmijët treguan dhuratat që u kishin kërkuar prindërve.
"Ngaqë kam shumë kukulla më nevojitej një makinë," tha një vajzë.
Mungesa e prindërve në aktivitetin e fëmijëve vërehet nga të dyja palët.
"Ne prindërit duhet të ishim prezentë se ai është kujtimi i parë që kemi, festa e Abetares dhe festa e 1 Qershorit," tha një nënë.
"Unë do doja që mami të ishte në festë për arsye se do ndihesha më mirë," tha një fëmijë.
Në kryeqytet organizim për festën e fëmijëve kishte bërë teatri i kukullave.
Për spektatorët e vegjël kishte këngë, kërcim, piktura dhe skulptura, të punuara nga bashkëmoshatarët e tyre.
Për çdo punim, ata kanë interpretimet.
"Vizatova një vajzë me një balonë duke përfaqësuar festën e 1 Qershorit," tha një vajzë.
"Unë jam paraqitur me një këngë për 1 Qershorin në grupin e aktrimit," tha një fëmijë.
