Llalla rikthehet me akuza të forta: Kam materiale të bollshme për zyrtarë të korruptuar
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar nga Gjykata e shkallës së parë me dy vite burg për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë, gjatë një interviste për gazetarin Çim Peka, për Syri TV, lëshoi deklarata të forta për përfshirje të ambasadorëve sipas tij në presione por dhe kërkesa absurde.
Adriatik llalla, tha se ish ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, i ka kërkuar arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha, pa ekzistuar asnjë fakt apo provë.
Adritaik Llalla, akuzoi edhe ish ambasadorin amerikan Donald Lu, duke theksuar se ai i ka shkuar në zyrë duke i kërkuar të mos respektoje ligjin.
Ashtu siç kishte ndodhur me ambasadoren e BE-së, i kishte ndodhur edhe me ambasadorin LU, por ky i fundit kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës.
"Për Sali Berishën po, kurse për Metën duhet ta keni parasysh që Meta doli vetë publikisht që të pretendonte se jo që unë kisha deklaruar nuk ishte e vërtetë, por ishte e vërtetë ajo që kisha dëgjuar nga ambasadori. Në të kundërt ndodhi me zotin Berisha. Në zyrën time erdhi ambasadorja e BE-së, ët cilën e denoncova që në atë moment dhe kërkon në mënyrë taksative arrestimin e Berishës për të ndjekur një rast të ngjashëm, modelin e Kroacisë. Duke më kërkuar në një mënyrë jo normale, që të vijë përfaqësuesi i BE-së të sillet në mënyrë të tillë në institucionet e shtetit shqiptar është absurde. Do të kërkohet arrestimi i tij pa prova se kërkon dikush tjetër, ky ëshët absurditet," tha Llalla.
Ish Kryeprokurori, u sulmua publikisht nga ambasadori Donald Lu, e më vonë u shpall "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se mbi emrin e tij ka firmosur Sekretari i shtetit Tillerson, i cili ishte aksioner në kompaninë “Bankers”, që nuk ndaloi hetimin ndaj saj edhe pse iu kërkua nga Donald Lu.
Adriatik Llalla, e mbylli intervistën, duke deklaruar se disponon material të bollshme për zyrtarë të korruptuar.
"Materiale ka të bollshme," tha Llalla.
