Gjykata e Lartë shpall moskompetencë dhe i kalon GJKKO-së çështjen e Fatmir Mediut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2021, 17:37
Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë lidhur me gjykimin e çështjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Kështu, kjo çështja i është kaluar në kompetencë Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ishte Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që kërkoi rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, në vitin 2008.
Kërkesa e SPAK erdhi pas kallëzimit të familjes Durdaj që në atë tragjedi humbi fëmijën 7 vjeçar dhe i iu drejtua Gjykatës së Lartë, e cila në vitin 2009 pushoi çështjen penale ndaj Mediut për shkak të imunitetit të tij parlamentar.
