"Kjo është qeveria që i hëngërt mortja", rikthimi i aboneve me foto irriton qytetarët

Në pikat e shitjes së aboneve, qytetarët u përballën me radhë të gjata dhe me rikthimin rregullave të pajisjes më këtë dokument.

Këtë muaj qytetarëve u është kërkuar edhe fotografia personale, për të marrë biletën mujore për të udhëtuar në linjat e transportit publik.

 Ky rikthim i rregullave i ka irrituar qytetarët të cilët thonë se kjo kërkesë u shton kostot.

"Për abone kemi lënë punën edhe do rrimë në radhë, si radha e qumështit në kohën e Enverit. Pika ka sa të duash për të shpërndarë abonetë, ne vijmë rrimë këtu," thotë një qytetare.

 Aboneja e pajisur me fotografi është kërkuar edhe më parë por, muajt e fundit ku rregull është neglizhuar.

"Ka dy orë që sillemi për abone," thotë qytetarja.

"Tani do t'i hip autobusit me lekë se në rrugë nuk do rri. Do bëj fotografi 3 mijë lekë dhe 12 bën aboneja i thonë 15 mijë lekë. Punoj gjithë ditën për 6 mijë lekë dhe 3 mijë do paguaj fotografinë, e ku janë këto lekë," thotë qytetarja.

 Ky muaj nisi me mungesë të aboneve të përgjithshme, vendim për  të cilin udhëtarët nuk kursejnë kritikat.

"Unë ik me 2 autobusë dhe më vetë 24 mijë. Ku do t'i gjej unë, vetëm një do marr, tjetrën do ik në këmbë. Kjo është sakrifica ime, kjo është qeveria jonë që i hëngërt mortja," thotë qytetarja.

"Unë bleva 2 abone më, shumë nuk ble dot. Unë kam 5  autobusë dhe nuk më del," thotë qytetarja.

Këshilli bashkiak vendosi të pezullojë abonetë e përgjithshme për 3 muaj për shkak të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia në këtë sektor.