Asnjë humbje jete dhe 22 raste të reja me Covid në vend gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer  3,661 testime nga të cilat 22 kanë rezultuar raste pozitive.

Ministria bën me dije se gjatë 24 orëve nuk ka pasur asnjë humbje jetë, ndërsa 42 persona janë shëruar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 42
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,661

Testime totale 723,682
Raste pozitive 132,337
Raste të shëruara 129,473
Raste Aktive 413
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Korçë 66
Shkodër 61
Berat 37
Lezhë 27
Elbasan 27
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Durrës 7
Kukës 6
Fier 4
Dibër 4