Sherr me thika në Turqi/ Humb jetën 19-vjeçari shqiptar, plagoset bashkatdhetari i tij pas një sherri

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Turqi, ku pas një sherri mes dy grupeve ka mbetur i vdekur  një 19-vjeçar shqiptar dhe është plagosur bashkëatdhetari i tij.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në zonën e Zeytinburnu të Stambollit rreth orës 21:00 të mbrëmjes, dhe mësohet se sherri ka mes dy grupeve ka nisur për motive të dobëta, të cilat e ende nuk bëhen të ditura.

Si pasojë e sherrit ka humbur jetën shqiptari Serxho Sharra, dhe është plagosur shqiptari me iniciale B. M.

Sharra, i cili u plagos me thikë, u dërgua në spitalin Bakırköy Dr, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra, ndërkohë që shoku i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndëkrohë policia turke po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.