Xhemollari: Heqja e abonesë, eskperiment social nga punonjësit e Bashkisë, qytetarët të protestojnë
Rigels Xhemollari, nga Qëndresa qytetare, ka komentuar heqjen e abonesë së përgjithshme.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, shprehet se qytetarët që ndërrojnë dy linja u duhet të paguajnë 27 euro shtesë në muaj.
Ai thotë se vendimi që u mor nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, nuk ishte transparent teksa thotë se ata po bëjnë një eksperiment social.
“Në fakt në datën 31 maj, vendimi që ndryshoi vendimin e 2015, duke hequr abonenë e pëgjithshme, e cila kushtonte 16 mijë lekë. Në momentin që kjo abone u hoq u shtua një kosto shumë e madhe jo vetëm për çështjen e fotos apo për çështje të tjera, por qytetarëve tashmë do ju duhen dy ose tre abone, për dy ose tre linja të ndryshme. Në këtë situatën një qytetar I cili nëse ndërron dy linja dhe paguan biletën 40 lekë për të shkuarnë punë do I duhen të paguajë 27 euro shtesë në muaj vetëm për të paguar transportin. Relacioni I cili u publikua nga Këshilli bashkiak Tiranë, kishte disa arsye që nuk lidhen fare me abonenë e përgjithshme.
Arsyeja ishte rikonstrukturimi, riorganizimi dhe matja e frekuencave të transportit publik. Bashkia do të bëjë një studim me një partneritet gjerman , por kjo nuk e pengonte fare ta bënte pa hequr abonenë e përgjithshme. Por ajo që fshihej në këtë relacion, ishte që flota e transportit publik, ka qenë në masën 60%. Për shkak se dështoi flota dhe do jetë e pakotë 100% në qarkullim, lind e nevojshme heqja e banove të përgjithshme.
Që do të thotë këto para që do shtohen do mbajnë me paga punonjësit e transportit public që do shtohen dhe karburantin e automjeteve me flotën 40% që do shtohet. Duan të bëjnë një eksperiment social. Kemi kategori të ndryshme në Kryeqytet që aboneja e përgjithshme u zgjidh çështjen e konomike bazike. Janë familjet në nevojë, pensionistët, kemi studentët dhe aboneja e studentit aktualisht nuk lëshohet. Është tmerrësisht në kushte terrori ajo që po u bëhet qytetarëve, në mungesë transparence dhe konsultimi.
Sipas një studimi 80% e qytetarëve ndjehen të pasigurt brenda autobusëve e qytetit, sepse mund të hipin me portofol dhe zbresim pa portofol. Kjo zgjidhet vetëm me përfshirjen e qytetarëve. Nuk mund të presim që ata anëtarë të Këshillit bashkiak që nuk hipin asnjë ditë në urban, ata anëtarë që nuk e dinë se përse janë aty. Kjo çështje zgjidhet vetëm me presion me protesta, me refuzime. Unë do sugjeroja që qytetarët kur të shkojnë të marrin abonenë mos të pagujnë për tre.”
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.

